Site icon PORTALB

Arrinë në 5 numri i golave që përshkuan rrjetën e Shkëndijës (VIDEO)

Nga Milano: Hajrush Mani

Pjesa e dytë filloi me sulme të shpejta në të dy anët, por më të rrezikshëm përsëri ishin milanezët. Kur Kessie dërgon një goditje të fortë, e që Zahov me shumë mund e largon nga vija fundore. Nga ana tjetër Ferhan Hasani u gjet para Donarumës, i cili nuk arrin topin por bllokon lëvizjen e Hasanit.

Shkëndija kishte rast të mirë në minutën e 65-të, kur Besart Ibraimi tentoi të godas, por topi përfundoi në rivënje këndore, pas mbrojtësi milanez bllokoi lëvizjen e topit. Por vetëm një minutë më vonë, gjithçka shkoi në dëm të Shkëndijës. Fillimisht Borini shënoi për 4:0, ndërsa dy minuta më vonë në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Luca Antonielli.

Në këtë minutë reagojnë përsëri dy trajnerët kur Montella largon Contin, për të futur Abiatin, ndërsa Osmani në fushë futi Bojkun në vend të Abdurahimit./Portalb.mk

LEXO: Përfundoi pjesa e parë e “betejës” kuqezi në San Siro (FOTO+VIDEO)


Luca Antonelli GOAL HD – AC Milan (Ita) 5-0… by livefootball10

Exit mobile version