Site icon PORTALB

Chaves demanton se “ka vdekur”, sërish në Kubë për mjekim

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka folur nëpërmjet telefonit për një televizion pas thashethemeve që qarkullonin se ishte shumë i sëmurë dhe kishte vdekur

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka folur nëpërmjet telefonit për një televizion pas thashethemeve që qarkullonin se ishte shumë i sëmurë dhe kishte vdekur

Havana, 24 prill – Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka folur nëpërmjet telefonit për një televizion pas thashethemeve që qarkullonin se ishte shumë i sëmurë dhe kishte vdekur.

Chavezi gjendet aktualisht në Kubë, ku po merr trajtimin e fundit kundër kancerit. Banorët e Venezuelës nuk e kanë parë dhe nuk kanë dëgjuar për presidentin e tyre për më shumë se një javë, por Chavezi e thirri televizionin shtetëror për të thënë se do të kthehet së shpejti në Venezuelë.

Chavezi ka thënë se do të kthehet sërish në Kubë për trajtime të tjera, duke paralajmëruar popullin se gjersa trajtohet nga kanceri para zgjedhjeve të tetorit duhet mësuar me thashethemet që do të qarkullojnë. /reuters

Exit mobile version