Site icon PORTALB

Çfarë kërkohet sipas Serbisë, në kapitullin 35?

Tanja Mishçeviq

Zyrtarë të ekipit negociues serb për dialogun me palën kosovare në Bruksel kanë thënë se Kosova nuk është temë e kapitullit 35 për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Shefja e këtij ekipi Tanja Mishçeviq ka thënë për mediat serbe, se Serbia në rrugën e anëtarësimit në BE nuk negocion për statusin e Kosovës, transmeton KP.

Megjithatë, ajo thotë se qëllimi përfundimtar i kapitullit 35 është normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Kosova nuk është temë në kapitullin 35 dhe ne në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk bisedojmë për statusin e Kosovës”, ka thënë Mishçeviq.

Exit mobile version