Site icon PORTALB

Strugë, këshilltarët me orë nuk mund të zgjedhin rendin e ditës

Në Komunën e Strugës seanca e 38 u stërzgjat për shkak të pavendosmërisë së këshilltarëve

Në Komunën e Strugës seanca e 38 u stërzgjat për shkak të pavendosmërisë së këshilltarëve

Në seancën e tridhjetetetë me radhë të zgjedhurve të popullit, ju desh të konsumojnë orë të tëra për vendosjen e rendit të ditës, diskutime pati më shumë për vendosjen për ndryshimin e planit rregullues për bregun e liqenit në pjesën e qytetit të Strugës.

Këshilltarja e PDSH-së, Lulzime Zylali kërkoi nga Komuna që urgjentisht të marrë masa për sanimin e gropave në rrugët e Strugës , të cilat sipas saj janë bërë tmerri i qytetarëve dhe në këtë drejtim nuk duhet të ketë vonesa.

Ndërsa, këshilltari i Demokracisë së Re Avdulla Qazimoski, kërkoi që Këshilli të diskutojë dhe të marrë qëndrim për dëmin e pallogaritshëm që po bëjnë guroret në fshatin Llabunisht. Ai kërkoi që Këshilli të marrë qëndrim për këtë problematik sepse në rast të kundërt vetë banorët e Llaunishtit do marrin masa për ndalimin e tyre.

Kryetari komunës Ramiz Merko, në fjalën e tij para këshilltarëve potencoi se ndërhyrjet në rrugë deri tani nuk janë bërë sepse moti ka qenë me shi, fakt që nuk lejon ndërhyrje të tilla. Ai tha se tenderi për mbushjen e gropave me asfalt tashmë është caktuar për 30 prill, dhe për një kohë të shkurtër rrugët do kthehen në normalitet. Por edhe këtë radhë Merko, sqaroi se pjesa më e madhe e rrugëve me gropa në komunën e Strugës janë në kompetencë të Ndërmarrjes publike ”Makedonia Pat”, të cilës i ka kërkuar që të ndërhyjë sa më shpejt në teren për sanimin e rrugëve tha Merko.

Gjithashtu, pa debat u miratuan nga këshilltarët edhe programi vjetor për promocionin turistik për vitin e kaluar, si dhe programi për përmirësimin e kushteve për një akomodim më të mirë për pushuesit për vitin 2012. /portalb

Exit mobile version