Site icon PORTALB

U është marrë imuniteti pesë gjykatësve të akuzuar nga PSP-ja

Gjykata Administrative

Gjykata Administrative

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme vendosi t’ua marrë imunitetin pesë gjykatësve të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk.

Në seancë, e cila ishte e mbyllur për opinionin gjykatësit diskutuan sipas kërkesës së gjykatëses penale Verka Petkovska e cila kërkoi mendim se si të veprojë pas çështjes së imunitetit gjyqësor në të cilin akuzohen pesë gjykatës nga Gjykata Administrative.

Jo zyrtarisht bëhet fjalë për gjykatësit Biljana Nikodinovska Petrovska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Rangellova, Aneta Cigerova dhe Gazment Fejzullahi, transmeton “Fokus”.

Gjykatësit janë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare për qëllime politike dhe zgjidhje të çështjeve të ankesave në favor të partisë në pushtet. Lënda ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në vitin 2013, para, gjatë kohës dhe pas kohës së zgjedhjeve.

Exit mobile version