Site icon PORTALB

Bogovinë, në një shtëpi vidhet stoli ari me vlerë prej 36.000 euro

Vjedhin stoli ari në Gostivar

Dje rreth orës 21:20 në fshatin Bogovinë të Tetovës, një person i panjohur ka kryer vjedhje në shtëpinë e pronarit Xh.I. (56), informojnë MPB në buletinin ditor, njofton Portalb.mk.

“Derisa nusja e Xh.I. ka qenë në banjë, vjedhësi ka hyrë në shtëpi nëpërmjet derës e cila nuk ka qenë e mbyllur, ka kontrolluar në tre dhoma të fjetjes, ndërkaq te njëra ka gjetur stoli ari me vlerë rreth 2.250.000 denarë (rreth 36.000 euro). Menjëherë pas saj, vjedhësi ka ikur në drejtim të panjohur. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-Tetovë”, thonë nga MPB.

Exit mobile version