Site icon PORTALB

Qytetarët përsëri shfrytëzojnë kartona të kaltër pas skadimit të afatit të kartelave shëndetësore

Kartela shshëndetësore

Kartela shshëndetësore

Qytetarët përsëri shfrytëzojnë kartona të kaltër për mjekim dhe marrje të barnave që nga skadimi i afatit të kartelave shëndetësore prej pesë viteve, konfirmojnë për “Fokus” nga Fondi i Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Kartonat e kaltër u hoqën nga përdorimi që para shtatë viteve, ndërsa qytetarët ishin të detyruar të nxjerrin kartela shëndetësore të cilat ish qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja së pari në vitin 2011 i paralajmëroi si falas ndërsa më vonë çdo qytetarë nga xhepi i vet e ka paguar 250 denarë.

Para një viti nga Fondi i Shëndetësisë u dërgua email te të gjithë mjekët amë nga të cilët kërkohej që t’i njoftojnë të gjithë pacientët se duhet t’i nxjerrin kartelat e reja dhe për ta përsëri të paguajnë 250 denarë, me të cilat buxheti u shtua me rreth 8-të milionë euro.

Duke pasur parasysh atë se Fondi i Shëndetësisë ka drejtor të ri i cili është Den Donçev, sipas informatave të “Fokus” ai duhet të ketë takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Taravarin që të vendosin se a do të vazhdohen më tej kartelat shëndetësore elektrike ose do të kthehen kartonat e kaltër.

Që nga fillimi kartelat elektrike ishin me skandale, nga firma që cila do t’i bëjë dhe me pagesën prej 250 denarë.

Exit mobile version