Site icon PORTALB

Meikleour Beech Hedges, gardhi më i madh dhe më i lartë në botë (FOTO)

Nganjëherë edhe gjërat e thjeshta mund të shndërrohen në magnet për turistët. Një shembull i tillë është dhe gardhi i gjallë që gjendet në Meikleour të Skocisë, shkruan ngjyra.com.

Megjithatë, Meikleour Beech Hedges, nuk është çfarëdolloj gardhi, ai është gardhi më i madh dhe më i lartë i këtij lloji në botë.

Ai është stolisur me këtë titull qysh në vitin 1966. Dhe, mu sikur dhe gjërat tjera që mbajnë rekord botëror, edhe ky gardh sjellë shumë turistë nga të katër anët e botës, që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të këtij vendi.

Qethja e këtij gardhi bëhet çdo 10 vjet, ndërsa për rregullimin e tij, gjashtë javë të plota, janë të angazhuar katër persona.

Ky gardh është mbjellë në vjeshtën e vitit 1745 nga Jean Mercer dhe bashkëshorti i saj Robert Murray Nairne. Ndërkaq, në librin e rekordeve botërore Guinness është shënuar si gardhi më i madh i gjallë, me lartësi 30 metra dhe gjatësi 530 metra.

Exit mobile version