Site icon PORTALB

Të paktën 28 persona humbën jetën në një sulm vetëvrasës të trefishtë në Nigeri

Ilustrim

Të paktën 28 persona humbën jetën ndërsa më shumë se 80 janë lënduar në sulmin e trefishtë, të kryer nga tre femra në qytetin nigerian Mandarari.

“Tre femra i kanë aktivizuar brezat me eksploziv  në hyrje të kampit të refugjatëve”, deklaroi pjesëtar i milicisë civile, e cila lufton kundër grupit xhihadist Boko Haram.

Gruaja e parë vetëvrasëse e kreu sulmin në orën 18 sipas orës lokale në treg, që ndodhet në hyrje të kampit. Kjo shkaktoi panik, ndërsa menjëherë pas kësaj dy gra e aktivizuan eksplozivin që patën në trup.

Mandarari gjendjet 25 kilometra nga Majduguri, kryeqyteti i shtetit verilindor nigerian Borno.

Exit mobile version