Site icon PORTALB

Lëvizja BESA: Rasti i Azra Currit është shenjë se diskriminimi etnik vazhdon edhe më tej

Levizja BESA

Levizja BESA

“Diskriminimi në baza etnike në Maqedoni, fatkeqësisht, vazhdon edhe më tutje dhe shtrihet në çdo aspekt. Rasti i fundit është mospërfshirja e kampiones në karate, Azra Curri në reprezentacionin shtetëror të Maqedoni”, thonë nga Lëvizja BESA në lidhje me lajmin e publikuar për largimin e Azrës nga karateja, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë nga kjo parti thonë se dënojnë ashpër veprimin e Federatës së Karatesë së Maqedonisë.

“Lëvizja BESA dënon ashpër këtë veprim Federatës së Karatesë së Maqedonisë, e cila pa dhënë asnjë shpjegim përjashtoi kampionen nga reprezentacioni shtetëror vetëm pse ishte shqiptare”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Në kumtesë më tej thuhet se diskriminimi në sport është i papranueshëm dhe se nëpërmjet tij duhet të bashkohen të rinjtë, e jo të ndahen.

“Për Lëvizjen BESA është i papranueshëm diskriminimi që bëhet në fushë të sportit. Sporti duhet t’i bashkojë të rinjtë pavarësisht se cilës etnie i përkasin dhe të shemb muret ndarëse. Por, fatkeqësisht, pabarazia dhe diskriminimi është duke u shfaqur edhe në këtë sferë siç ishte edhe rasti në ndeshjen e futbollit që u mbajt në Shkup midis Real Madridit dhe Mançesterit, në të cilin Federata e Futbollit të Maqedonisë organizoi vetëm manifestim maqedonas dhe u diskriminua elementi shqiptarë përpara ndeshjes së futbollit”, thonë nga Lëvizja BESA.

LEXO: Azra Curri tërhiqet nga sporti, i mohohet pjesëmarrja në KB në Spanjë

Exit mobile version