Site icon PORTALB

Pas kërkesës së PSP-së është arrestuar ish funksionari i LSDM-së, Lupço Pallevski

Lupço Pallevski

Lupço Pallevski

Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) mbrëmë është arrestuar Lupço Pallevski, njofton Portalb.mk.

Siç bën të ditur “Fokus”, Prokuroria Speciale zhvillon procedurë para hetimore për Palevskin i cili është ish funksionar i LSDM-së, gjegjësisht ish kryetar i  organizatës qytetare të socialdemokratëve para më shumë se një dekade.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e kanë konfirmuar se personi L.P mbrëmë është mbajtur në stacionin policor pas kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike. Ata shtojnë se nuk mund të ndajnë informata sepse është duke u zhvilluar procedurë para hetimore.

Procedura është e hapur për publikimin e bisedave të përgjuara në Youtube. Dragan Pavlloviq- Latas ishte mes tyre që në PSP- paraqitën keqpërdorime të tilla.

Palevski kohës së fundit është paraqitur në mediat e afërta me pushtetin e mëparshëm.

Exit mobile version