Qeveria britanike sot informoi se nuk dëshiron sërish të vendosë kontrolle përgjatë kufirit midis Irlandës Veriore dhe Republikës Irlandeze, pasi do ta braktisë BE-në në mars të vitit 2019, transmetoi DPA.
“Shmangia e çdo lloji të infrastrukturës fizike në kufirin për në Londër do të jetë prioritet numër një, kur do t’i zhvillojë negociatat në lidhje me kufirin e saj të vetëm tokësor me BE-në”, theksoi Ministria britanike e Bregzitit.
Londra, gjithashtu, kumtoi se dëshiron ta mbajë lirinë e lëvizjes me Irlandën, që daton prej para anëtarësimit në BE. Por, nuk është e qartë çfarë do të jetë politika e Britanisë së Madhe në lidhje me hyrjen e njerëzve nga kombësitë e tjera përmes kufirit me Irlandën, vëren DPA.
Çështja për kufirin për Dablinin është burim i shqetësimit, sepse druan nga humbjet ekonomike dhe bllokada potenciale e procesit paqësor në Irlandën Veriore.
Qëndrimi i Londrës për kufirin me Irlandën është kumtuar vetëm një ditë pasi Britania e Madhe e shpalli pozitën e saj si marrëveshje afatgjate doganore me BE-në. Londra dëshiron ta braktisë unionin doganor, që do t’i mundësojë vetë t’i dakordojë marrëveshjet tregtare me vendet e tjera. Tani kjo është prerogativë e Brukselit dhe Londrës, nuk mundet vetëm të arrijë asnjë marrëveshje tregtare, derisa nuk e braktis BE-në. Londra dje propozoi union të përkohshëm doganor me BE-në pas Bregzitit, derisa i dakordon marrëveshjet e saj tregtare, përkujtoi DPA.