Site icon PORTALB

Bogoev: Dënimi me kusht për Urkon është skandaloz

Stefan Bogoev

Stefan Bogoev

Deputeti i LSDM-së Stefan Bogoev deklaroi se dënimi me kusht që e mori ish truproja e Gruevskit për aksidentin rrugor si pasojë e të cilit vdiq një djalë i ri është skandaloz, njofton Portalb.mk.

“Kjo është edhe një dëshmi se nënshtruesit e regjimit të mëparshëm akoma janë të privilegjuar dhe mbi ligjin. Është e dukshme se gjykatësit “swarovski” akoma punojnë në mbrojtje të kriminelëve dhe veprave të këqija të regjimit të mëparshëm. Vendimi për dënim me kusht për kryerësin e veprës së rëndë kundër sigurisë në komunikacion, me shkaktimin e vdekjes së djaloshi dëshmon se është i nevojshëm profesionalizim urgjent dhe lirim të sistemit gjyqësor”, tha Bogoev.

LEXO: Ish truproja e Nikolla Gruevskit është dënuar me dënim me kusht prej dy viteve

Exit mobile version