Futbollisti më i mirë i Real Madrid, Kristianë Ronaldo për shkak të një të shtyre të gjyqtarit Rikardo De Burgos Bengoetxea teksa i nxori kartonin e kuq në finalen e Supercopa de Espana të dielën në mbrëmje, mund të përjashtohet nga 12 ndeshje
Teksa festa ishte e gjitha Los Blancos teksa u prish nga kartoni i dytë i verdhë. Por neni 96 i rregullores së FA spanjolle thotë se një shtytje e tillë ndaj një zyrtari mund të dënojë lojtarin me katër ndeshje deri në dymbëdhjetë.
Ronaldo është shënuar në bllokun e arbitrit i cili është paraqitur në federatën spanjolle .
“Pasi iu tregua kartoni i kuqe, lojtari më shtyu pak në shenjë mosmarrëveshjesh”, shkroi ai.
Një gjobë e tillë për Ronaldon do të nënkuptojë mos luajtjen e pothuajse të një të tretës së kampionatit. Dënimi minimal për këtë lloj shkelje është përjashtim nga katër ndeshje.