Site icon PORTALB

Një pijanec thyen dhe shtien me armë nëpër Kërçovë

Shtien me armë dhe nuk dihen arsyjet

Shtien me armë dhe nuk dihen arsyjet

Një kërçovar me dy promile alkool në gjak mbrëmë vonë ka shtënë dhe thyer nëpër Kërçovë, kumtoi SPB-Ohër.

Sipas informatave të policisë, kërçovari i cili mori revolen e babit të tij i cili e posedonte me leje, mbrëmë rreth orës 02.20 ka shtënë drejt ndërtesave në rrugën “4-korrik” në Kërçovë.

Të lënduar fatmirësisht nuk ka. Pasi që ka shtënë, kërçovari me dorë theu xhamin e një automobili të markës “Audi” i cili ishte i parkuar në rrugë.

Policia intervenoi dhe kërçovari tridhjetë e gjashtë vjeçarë është arrestuar. Gjatë ditës, pasi të kthjellët personi pritet të bisedohet me të. Arsyeja për sjelljet e tij ende nuk dihet. /portalb/

Exit mobile version