Site icon PORTALB

Gazeta zyrtare, shpallni dokumentet e humbura përmes internetit

Qëllimi është ti shmangim rradhët para sporteleve, Toni Trajanov duke prezantuar projektin

Qëllimi është ti shmangim rradhët para sporteleve, Toni Trajanov duke prezantuar projektin

Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë sot promovoi projektin për shpalljen si të pavlefshme të në grupi dokumentesh në mënyrë elektronike.

Nëse humbni dëftesën, indeksin, vërtetime të ndryshme, diplomën ose legjitimacionin  tani më nuk keni nevojë të  shkoni në zyrat e Gazetës zyrtare, por këtë mund ta bëni nga shtëpia, për internetit. Drejtori Toni Trajanov tha se deri tani për një vit në sportelet e Ndërmarrjes publike, paraqiten prej 8 mijë deri në 10 mijë qytetarë.

‘Vetëm për humbjen e dëftesave, shpallje kanë kërkuar 5 mijë qytetarë, për legjitimacione mbi 2 mijë, për humbje diplome janë paraqitur mbi 1500 qytetarë’, deklaroi Trajanov.

‘Shumë kohë e humbur, shumë orë të humbura, shumë orë durim. Në vend se në sportel, hyni në faqen tonë elektronike www.slvesnik.com.mk  dhe klikoni në titullin- pagesë për dokumenta të pavlefshme . Pastaj gjithçka është e thjeshtë ’, deklaroi Trajanov.

Gazeta zyrtare kohë më parë ariti marrëveshje me Ministrinë e punëve të brendshme për shpalljen e pavlefshme të letërnjoftimeve, pasaportave dhe  lejeve për vozitje.

/portalb/

Exit mobile version