Site icon PORTALB

Nënpresidenti i SHBA-së, Majk Pens e dënoi dhunën në Sharlotsuil

Mike Pence

Mike Pence

Nënpresidenti i SHBA-së Majk Pens e dënoi dhunën gjatë protestës së racistëve në Sharlotsuil, Virxhinia dhe theksoi se për “grupe të tilla të rrezikshme ekstreme djathtiste nuk ka vend në jetën publike amerikane”, transmetuan mediat amerikane.

Pens deklaratën e dha në Kartagjenë, Kolumbi, ku është për vizitë.

Republikanët dhe demokratët e kritikuan presidentin amerikan Donald Tramp për deklaratën e tij të parë për dhunën në Sharlotsuil. Tramp nuk i përmendi asnjërin prej këtyre grupeve si fajtore për dhunën.

“Ne nuk tregojmë tolerancë ndaj urrejtjes dhe dhunës, e as ndaj ithtarëve të idesë për superioritet të racës së bardhë, neonacistëve ose Kju klus klanin”, potencoi Pens.

Exit mobile version