Site icon PORTALB

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Turqi

Flamuri turk

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll nga një luftëtar i dyshuar i grupit Shteti Islamik, transmetoi agjencia Anadolli.

I dyshuari ishte arrestuar, pasi janë shfaqur dëshmitë se po përgatit sulm vetëvrasës. Ai ishte dërguar në stacionin në Stamboll, ku me thikë e ka sulmuar policin, para se të qëllohej.

Polici nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në spital.

Exit mobile version