Site icon PORTALB

A1-shi i ri në eter kthehet në vend të AB-kanalit?

A1-shi sërish në eter

A1-shi sërish në eter

Sipas informatave të prezantuara dje nga portali BezPardon.mk, A1.on e cila duhet të jetë trashëgimtare e televizionit A1, kthehet në eter edhe atë përmes televizionit AB-kanal pronar i të cilit është rivali i kahmotshëm i Velija Ramkovskit, Bojo Andreski. Sipas informatave të portalit, Fiat Canoski para një muaji veçmë i kishte “vizituar” studiot dhe hapësirat në AB-kanalin dhe marrëveshja u bë.

Informatat jozyrtare janë se para një jave AB-kanali pagoi koncesionin i cili për pak do ta humbiste nga Këshilli për radiodifuzion, ndaj shtrohet pyetja kushe pagoi koncesionin duke marrë parasysh faktin se ekzistojnë spekulime se Bojo Andreski nuk qëndron mirë financiarisht dhe paralajmëroi mbylljen dhe shitjen e AB-kanalit.

BezPardon.mk dje bëri të ditur se pronari jozyrtar i A1-shit kinse do të jetë Toni Nikollovski, bashkëshorti i ish-gazetares së A1-shit, tani deputete, Lençe Nikollovska, ndërsa gjithnjë e më të zëshme janë edhe muhabetet se në krye të A1-shit të ri do të jetë Katerina Canevska, gazetarja me përvojë e cila tani është përgjegjëse për marrëdhënie me opinionit në ndërmarrjen e Fiat Canovskit.

Se a është kjo edhe një spekulim lidhur me kthimin  e A1-shit apo jo mbetet të shihet./ plusinfo/

Exit mobile version