Site icon PORTALB

Gjermania ndalon hyrjen e 10 shqiptarëve

Gjermania, Berlin

Policia Federale ka ndaluar dhjetë shtetas shqiptarë që të hyjnë ilegalisht në Gjermani. Fjala është për dy familje të cilat ishin në një minibus në autostradë, afër Rottal-Ost kur u kontrolluan nga policia, shkruan wochenblatt.de.

Fillimisht të gjithë ata treguan dokumentet e rregullta shqiptare të udhëtimit, transmeton albinfo.ch, transmeton Klan Kosova. Por kontrolli i hollësishëm që ju bë dokumenteve të tyre tregoi se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani.

Pas marrjes në pyetje lidhur me qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në Gjermani, ata ranë në kundërshtim me deklarimet e tyre. Mbi bazë të dyshimit për hyrje të palejueshme, ilegale, të gjithë personat u dëbuan nga territori gjerman, gjegjësisht u kthyen në Austri.

Exit mobile version