Site icon PORTALB

Telefonatë e rremë për bombë në një bankë në Shkup

MPB-ja  informoi se Cërvenkova, në pozitë të drejtoreshës së Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji, gjatë vitit 2011, duke e shfrytëzuar pozitën e saj zyrtare në kundërshtim me dispozitat e marrëveshjes për furnizim të barnave,

MPB

Një autor i panjohur  përmes telefonit ka paraqitur alarm të rremë se ka një bombë në bankën në rrugën “Naroden front” në Shkup. Pas verifikimit të ekipit të antiterrorizmit nuk është gjetur mjet shpërthyes.

Siç informojnë nga MPB-ja sot në mëngjes në orën 9:35 minuta një i punësuar në bankë ka denocuar se dy herë në bankë ka telefonuar  një person i panjohur, mashkull, i cili në gjuhën serbe ka thënë “dilni jashtë ka diçka rreth bankës”, e më pas ka thënë “ka bombë”.

Ekipi i Antiterrorizmit ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë kontroll  i potë i objektit të bankës dhe nuk është gjetur mjet shpërthyes.

Punohet për pastrimin e plotë të rastit dhe gjetjen e personit që ka bërë denoncim të rremë.

Exit mobile version