Site icon PORTALB

Besimi: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO – pozitive për tërë rajonin

Fatmir Besimi në takim me Filip Riker

Fatmir Besimi në takim me Filip Riker

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të ketë ndikim pozitiv mbi tërë rajonin dhe anëtarësimi i shpejtë do të thotë sukses për vendin, rajonin dhe vet Aleancën.

Kjo është porosia të cilën ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi e përcolli në takimin me zëvendës-ndihmësin e sekretarit shtetëror amerikan Filip Riker dhe me drejtorin përgjegjës për çështje evropiane në Këshillin për siguri nacionale të SHBA-ve, Rik Holdzapel.

Besimi në takimet u përqëndrua në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Maqedonisë dhe SHBA-ve në sferën e mbrojtjes, ndërsa falënderoi edhe për mbështetjen amerikane për procesin e përgjithshëm reformues. /portalb/

Exit mobile version