Site icon PORTALB

Si të ‘rilidheni’ me partnerin tuaj

Planifikoni një kohë kur mund të flisni me partnerin

Planifikoni një kohë kur mund të flisni me partnerin

Jeta dinamike e partnerëve në çift si dhe rutina e ditëpërditshme, mund të shkaktojnë zbehje të lidhjes që keni me partnerit tuaj. Ja disa mënyra se si të ‘rilidheni’ me partnerin tuaj. 

Planifikoni një darkë së bashku

Kontrolloni agjendën që keni gjatë ditës, zgjidhni një datë dhe planifikoni një darkë enkas për ju të dy. Qoftë të shkoni bowling, në një bar, për të pirë diçka ose për të parë një film, një takim në darkë është perfekt për të krijuar lidhjen e dikurshme dhe të kujtoni se sa mirë ishte kur dilnit kështu bashkë më herët, kur nuk kishit jetë kaq  dinamike dhe me stres si tani.

Planifikoni një pjesë ku mund të flisni

Tamam si me takimin e darkës, planifikoni një kohë ku mund të flisni. Qoftë dhe 30 minuta mund të bëjnë mrekulli që ju të afroheni edhe më shumë. Kjo është një mundësi shumë e mirë që të pyesni njëri tjetrin gjëra për të cilat nuk keni zakonisht kohë të flisni, si për shembull si po ecin gjërat në punë, synimet ose ambiciet e reja ose diçka që mund t’ju ketë lodhur ose mërzitur. Mos përmëndni pse nuk i derdhi plehërat, por flisni me njëri tjetrën si dy shokë në një kafe dhe mundohuni të rinjihni njëri tjetrin.

Kthehuni në planet e mëparshme

Çfarë qëllimesh dhe plane keni diskutuar në fillim të marrëdhënies tuaj? Do të bënit udhëtime? Kishit plane të tjera? Me kalimin e kohës dhe me kalimin e gjërave në rutinë, harrohen edhe planet që ndonjëherë i keni bërë dhe asnjëherë nuk i keni realizuar.
Nuk domethënë se duhet t’i bëni menjëherë që nesër, por zgjdhini një prej tyre dhe munduhuni t’a realizoni atë./portalb/

Exit mobile version