Site icon PORTALB

David Beckham në ballinën e Elle

David Beckham

David Beckham

Për herë të parë në historinë e revistës Elle një mashkull do ta zbukurojë ballinën e saj.
Nderi i takon njërit prej futbollistëve më të njohur në botë, David Beckham. Edhepse gruan e tij, Victoria Beckham e kemi parë shpesh në ballinën e kësaj reviste, kjo është hera e parë që në Elle shfaqet David.

Redaksia e Elle ka njoftuar se botimi i korrikut do të jetë botimi i parë me një mashkull në ballinë. Sipas revistës, Beckham është zgjidhja e duhur, sepse nga njëra anë është një mashkull me stil dhe nga ana tjetër një sportist i suksesshëm. /dailymail/

Exit mobile version