Site icon PORTALB

Pedofili zëvendësoi Bin Ladenin në listën e personave të kërkuar të FBI-së

Pedofili personi më i kërkuar nga FBI-ja

Pedofili personi më i kërkuar nga FBI-ja

I dyshuari për abuzime dhe incizime pornografike të fëmijëve, zëvendësoi liderin e vrarë të Al Kaedës, Osama bin Laden, në listën e kriminelëve më të kërkuar të Byrosë Federale për Hetime – FBI, bëri të ditur rrjeti televiziv Ej Bi Njuz.

Erik Justin Toth, ish-mësues në hapësirën prestigjioze Bavuar pranë Katedrës nacionale në Uashington, është emri më i ri në listën, në FBI e quajtën “të arratisurin më të keq”.

Byroja e FBI-së në Uashington, pas Toth gjurmon tashmë katër vite, prej momentit kur në dhjetor të vitit 2008 është akuzuar për incizime pornografike, të cilat janë gjetur në foto-aparatin e shkollës, të cilin e ka përdorur. Nuk dihet se sa fëmijë ka abuzuar, për shkak të cilës detalet e aktakuzës që është ngritur kundër tij ruhen në fshehtësi në gjykatën në Uashington.

Toth për herë të fundit është parë në Arizona, në vitin 2009, pasi siç thekson FBI-ja ka ikur nëpër disa shtete federale: Ilinois, Indiana, Viskonsin dhe Minesota.

FBI ofron shpërblim prej 100.000 dollarëve për një informatë që sjell deri te arrestimi i tij, ndërsa informata për arrestimin e Bin Ladenit, i cili është vrarë në maj të vitit 2011, në aksion të komandantëve amerikanë në Pakistan, arrinte 25 milionë dollarë. /portalb/

Exit mobile version