Site icon PORTALB

Kumanovë, shpeshtohen rastet e infarkteve tek të rinjtë

Infarktet nuk njohin moshë, shpeshtohen rastet në Kumanovë

Infarktet nuk njohin moshë, shpeshtohen rastet në Kumanovë

Në Ndihmën e shpejtë në Kumanovë alarmojnë se kohëve të fundit , mbase për shkak të kushteve të ndryshueshme klimatike,  është rritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë shëndetësore. 

Ajo që bie në sy e që është për tu brengosur është dukuria e paraqitur që  ndihmë të shpejt nuk kërkojnë vetëm të moshuarit, porse edhe një numër i madh i të rinjve. 

‘Në të shumtën e rasteve intervenimet mjekësore kanë të bëjnë me tensionin e lartë të gjakut, kurse si pasojë e kësaj të shpeshta janë infarktet edhe atë kryesisht tek gjeneratat e reja’ deklaroi Valentina Todorovska , mjeke në ndihmën e shpejtë në Kumanovë. 

Todorovska apelon të  kihet kujdes me shëndetin sepse kufiri i moshës ka lëvizur dhe dukuria e infarkteve nuk është vetëm tek të moshuarit por edhe tek të rinjtë.

Andaj, porosit që edhe të rinjtë të bëjnë kontrollet e rregullta mjekësore edhe atë të kontrollojnë glikeminë,  holesterolin dhe tensionin e gjakut, me qëllim të parandalimit të situatave të padëshiruara , tha Todorovska. 

/portalb/

Exit mobile version