Site icon PORTALB

Tronditet Reali, i dëmtohet mbrojtësi para ndeshjeve me Barçën

Real Madridi

Real Madridi

Mbrojtësi i ri i Real Madridit, Jesus Vallejo, do të mungojë së paku dy javë. Lojtari ka pësuar një zgjatje muskulore në këmbën e majtë dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

“Pas testeve të kryera në Sanitas La Moraleja University Hospita, Jesus Vallejo është diagnostikuar një zgjatje muskulore në këmbën e majtë”, shkruhej në njoftimin e klubit madrilen.

Sipas Express, ky dëmtim do ta lërë jashtë fushave së paku 14 ditë dhe do të humbasë edhe fillimin e sezonit në La Liga.

Exit mobile version