Site icon PORTALB

Vetëm minus një

Barca s'ndalet dot

Barca s'ndalet dot

Pas fitores prej 4-0 kundër Getafes, Barcelona e ka shtuar edhe më shumë presionin kundrejt Real Madridit në garën për titullin e kampionit të Spanjës.

Vetëm një skuadër luajti në pjesën e parë, ndërsa skuadra tjetër mbrohej para gjashtëmbëdhjetëmetërshit. Megjithatë, edhe pse mund të shënonin shumë gola, vendasit realizuan vetëm dy herë në këtë pjesë.

Ishte minuta e 13-të kur Alexis Sanchez pranoi një top nga Leo Messi për t’i entuziazmuar të pranishmit në Camp Nou.

Në fund të pjesës së parë (44’), një aksion si në ‘PlayStation’ mes Andres Iniestas dhe Lionel Messit, argjentinasi e përfundoi me një gol të bukur.

Vlen të përmendet se në këtë pjesë ishte edhe një gol i dyshimtë i Xavit, mirëpo, sipas gjyqtarëve, topi nuk e kaloi vijën fatale.

Edhe në gjysmën e dytë, katalunasit vazhduan dominimin, ndërsa arritën të shënojnë edhe dy gola të tjerë.

Një krosim të Isaac Cuencas e shndërroi në gol Alexis Sanchez (73’), i cili e mposhti me kokë portierin Moya.

Dy minuta më pas, Messi harkoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa Pedro Rodriguez shënoi gol (75’).
Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka 78 pikë, një më pak se Real Madridi që të mërkurën zhvillon derbin lokal ndaj Atletico Madridit. /telegrafi

Exit mobile version