Site icon PORTALB

Kroacia planifikon formimin e shërbimit më të fuqishëm sekret në rajon

Kroacia

Kroacia planifikon formimin e një agjencie të veçantë për antiterrorizëm, sipas shembullit të komandës britanike për luftë kundër terrorizmit në kuadër të Skotland Jard, me çka Zagrebi do të mund të ketë shërbimin më të fuqishëm sekret në rajon, publikoi gazeta e Zagrebit “Ekspres”.

Sipas gazetës, ky shërbim i ri do të ketë karakteristika të ngjashme me Agjencinë Qendrore amerikane CIA  dhe në të  do të bashkohen veprimtaritë sekrete, investiguese dhe operative antiterroriste, që deri tani janë të shpërndara në disa agjenci dhe ministri.

Gazeta citon se qëllimi i një plani të tillë është përmirësimi i sistemit të sigurisë në Kroaci, me çka do të fitohet një shërbim i vetëm i pajisur dhe i trajnuar për antiterrorizëm.

Exit mobile version