Site icon PORTALB

Teuta Arifi takohet me kreun e shtetit bullgar

Teuta Arifi

Teuta Arifi

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Teuta Arifi, sot, më 11 prill 2012, do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Republikën e Bullgarisë.

Qëllimi i vizitës është përforcimi i dialogut të ndërsjellë dhe bashkëpunimit, me theks të veçantë në çështjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit si pjesë përkushtimeve të përgjithshme, për kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të miqësisë.

Gjatë vizitës zëvendëskryeministrja Teuta Arifi do të realizojë takime pune me ministrin e punëve të jashtme, Nikollaj Mlladenov, me ministrin për menaxhim me fondet evropiane, Tomisllav Donçev dhe me kryetarin e Komisionit Parlamentar për politikë të jashtme dhe mbrojtje, Dobrosllav Dimitrov./portalb/


Exit mobile version