Site icon PORTALB

Ka ndërruar jetë një i burgosur i Burgut të Idrizovës

Burgu i Idrizovës

Burgu i Idrizovës

Mbrëmë në Spitalin Shtetëror “8 Shtatori”, ka ndërruar jetë i burgosuri 46 vjeçar V.K., njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i burgosuri mbrëmë, 5 minuta pas mesnatës ka ndërruar jetë në Spital.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në autopsi që të vërtetohen arsyet e vdekjes.

Exit mobile version