Site icon PORTALB

Beyonce shfaq trupin në bikini

Beyonce në St. Barts

Beyonce në St. Barts

Vetëm tre muaj pasi Beyonce solli në jetë vajzën e saj Blue Ivy, këngëtarja amerikane e cila kohëve të fundit është ndër më të famshmet në botë, nuk humb fare kohë që të tregojë format e mrekullueshme trupore e veshur me bikini. 

Beyonce, është fotografuar me bashkëshortin e saj, Jay-Z dhe vajzën, Blue Ivy duke shijuar plazhin e mrekullueshëm të St. Barts, në ishujt Karaibe. 

Beyonce duket e lumtur dhe më se e relaksuar, në një gjendje fizike shumë të mirë, vetëm pak kohë pasi solli në jetë vajzën e saj Blue Ivy, tre muaj më parë.

Çifti i të famshmëve Jay-Z dhe Beyonce sigurisht që i kanë pasur më të limituara momentet e tyre të relaksit pasi u bënë prindër, duke qenë se pjesën më të madhe të angazhimeve të tyre tanimë e zë vogëlushja e sapoardhur në jetë  por mesa duket e kanë gjetur moment për t’u çlodhur dhe argëtuar në plazh bashkë me vajzën e tyre. /NYdailynews/

Exit mobile version