Site icon PORTALB

Xhaferi u tha deputetëve të VMRO-së: Nëse nuk e dini kush jam, unë jam kryetar i Kuvendit

Talat Xhaferi

Talat Xhaferi

Në seancën e sotme të Kuvendit përsëri pati debat mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit dhe deputetëve të opozitës së VMRO-DPMNE-së, të cilët vazhdimisht flasin për pakënaqësitë e punës së kryetarit të Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Ilija Dimovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së nga vendi i vet në sallën e Kuvendit i mbante leksione Talat Xhaferit se si duhet të sillet si kryetar i Kuvendit dhe disa herë ia parashtroi pyetjen, kush është ai t’ju tregojë çfarë të punojnë?

Kësaj Xhaferi iu përgjigj se nëse Ilija Dimovski nuk e di, ai është kryetar i Kuvendit.

Sot vazhdon seanca e tetë për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevskit.

Exit mobile version