Zyrtarët thonë se policia e Irakut ka arrestuar 11 pjesëtarë të dyshuar të al-Kaidës, lidhur me sulmet aktuale vdekjeprurëse në qytetin jugor Basra.
Shefi i policisë së këtij qyteti, Faisal al-Abadi, tha sot në një konferencë për shtyp, se forcat e Irakut kanë “depërtuar dhe e kanë shkatërruar al-Kaidën në jug”.
Sipas tij, në operacionin e kryer me shërbimet e inteligjencës, në shënjestër ishin liderët e të ashtuquajturës “Shteti Jugor i Organizatës Terroriste al-Kaida”.
Një video që u transmetua gjatë konferencës për gazetarë, tregonte pranimin e të dyshuarve të arrestuar, duke thënë se ata janë përgjegjës për sulme, përfshirë edhe atë më 14 janar kundër piligrinëve shiitë, ku u vranë 53 persona./rferl