Site icon PORTALB

Shkëndija e fillon sezonin me fanella të reja kundër Vardarit

Prezantimi i fanellave të reja KF Shkëndija

KF Shkëndija

Fanella e re për sezonin garues 2017/2018 Shkëndija edhe sezonin e ri garues 2017/2018 do të vishet nga prodhuesi i veshjeve sportive Macron. Kompania italiane në bashkëpunim me përfaqësues të klubit kanë dizajnuar model të ri të fanellave zyrtare.

Fanella e parë me ngjyrat tradicionale kuqezi do të “debutojë” të shtunën në Tetovë kundër Vardarit, ndërsa së shpejti do të dalë në shitje në Fan Shopin zyrtar të klubit, për çka opinioni do të njoftohet në kohë.

Exit mobile version