Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh e emëron gazetaren britanike Alison Smejll për ndihmës-sekretare të përgjithshme për komunikime me opinionin.
Ajo vjen në vendin e Kristina Gallaçit nga Spanja.
Smejll shumë vite punon si gazetare dhe ka ndjekur më shumë ngjarje ndërkombëtare, ka qenë korrespondente nga Vjena e angazhuar për Evropën Lindore gjatë rrëzimit të Bashkimit Sovjetik, rrëzimin e Murit të Berlinit, ndërsa ka raportuar edhe për luftërat në ish-Jugosllavi.
Ajo do të udhëheqë me Sektorin për informata publike të KB-së, i cili për periudhën 2016-2017 ka buxhet prej 200 milionë dollarësh.