Site icon PORTALB

Aliti: Marrëveshja ndaloi konfliktet. Mehmeti: Maqedonia të shpallet shtet dyetnik

Hendeku i ndasive ndëretnike në Maqedoni bëhet gjithnjë e më i thellë?!!!

Hendeku i ndasive ndëretnike në Maqedoni bëhet gjithnjë e më i thellë?!!!

Kohëve të fundit Maqedonia po kalon një fazë me përplasje të shumta ndëretnike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, gjë që vetëm dëshmoi se Maqedonia është ende një shtet shumë i brishtë.

Për situatat e fundit në Maqedoni, televizioni Top Channel realizoi një dokumentar të transmetuar në emisionin “Excluzive”.

Marëdhëniet e brishta erdhën në shprehje pasi maqedonasit etnik, në një karneval në Vevçani bënë gjëra të pahijshme mbi librin e shejtë të muslimanëve “Kuranin”. Më pas ndodhi vrasja e dyfisht nga polici-vrasës në Gostivarë, ku mbetën të vrarë dy të rinj shqiptarë.

Në emision e transmetuar nga Top Channel, Abdurraman Aliti ish kryetari i PPD-së tha:

“Marrëveshja e Ohrid, u bë për ti ndërprerë konfliket e armatosura në Maqedoni, dhe të vendos parime të bashkëjetesës që do u siguronin të drejta të barabarta komunitetve që jetojnë në Maqedoni”.

Ndërkaq, analisti Kim Mehmeti mendon se “hendeku i ndasive ndëretnike në Maqedoni bëhet gjithnjë e më i thellë, këtu si duket  nuk ka urë ndërtuese, bashkëjetesa ndërmjet maqedonasve dhe shqipëtarëve mund të ndërtohet vetëm nëse Maqedonia shpallet si shtet dy etnik”./top-channel

Exit mobile version