Site icon PORTALB

Më 18 gusht në UNT promovohen gjashtë titujt e Zekerija Idrizit

Idrizi-Pollozhani-Sulejmani

Zekerija Idrizi i cili jeton dhe vepron në Gjermani gjatë kësaj periudhe qendron në Shkup ku po përgatitet për promovimin e gjashtë titujve të tij, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë ai sot realizoi takim me rektorin e Universitetit Nënë Terezë (UNT), Aziz Pollozhani dhe prorektorin Rizvan Sulejmani.

Në këtë takim është vendosur që promovimi i gjashtë titujve të shkrimtarit Zekirja Idrizi të realizohen në objektin e UNT-së, më 18 gusht 2017, me fillim prej ora 11:00.

Botues i gjashtë titujve të cilat do të promovohen është Shtëpia Botuese Shkupi.

Duke pasur parasysh se Zekerija Idrizi krahas çështjes kombëtare në titujt promovues ka trajtuar edhe çështjen fetare, pjesëmarrës dhe fjalim rasti në ngjarjen e tetëmbëdhjetë gushtit do të kenë kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, recensuesi Fadil Curri si dhe shkrimtari Kristaq Shabani dhe Bexhet Asani.

Ndryshe, objekti i UNT-së ndodhet në objektin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, përballë Hotelit Holidej In, ana e majtë e Qendrës Infromative Kulturore në Shkup.

Exit mobile version