Kanë kaluar më shumë se dy javë prej kur ish shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski dhe bashkëpunëtori i tij Nikolla Boshkovski, janë arratisur pa asnjë gjurmë, pasi që Gjykata Supreme e konfirmoi paraburgimin për 30 ditë. Nëse të njëjtit do të kapen nga organet e rendit ose vetë do të dorëzoheshin, për arratisjen e tyre ata nuk do të japin llogari, pasi që një gjë e tillë nuk parashihet me ligj, njofton Portalb.mk.
LEXO: Gjykatësit u kanë dhënë një javë që të akuzuarit Grujovski dhe Boshkovsi të mos i gjejë policia
“Për personat që nuk paraqiten në Gjykatë ose nuk janë të kapshëm nga organet e rendit derisa vendimi nuk është i plotfuqishëm, nuk parashihet dënim. Nëse është i plotfuqishëm atëherë nëse arratiset i burgosuri nga burgu, sipas ligjit do të duhej të dënohet, megjithatë në praktikë e njëjta nuk aplikohet. Por, kjo është masë rënduese për të burgosurin, pasi që nuk do t’i lejojnë që t’i shfrytëzojë disa benefite ose të mira që mund t’i ofrohen, për shembull të lirohet për vikend. Pra kjo mund ta rëndojë pozitën e tij si i akuzuar, por sipas Kodit Penal, nuk ka ndonjë nen i cili e cakton se cili do të ishte dënimi për të, kur të kapet ose kur të kthehet vazhdon me vuajtjen e dënimit”, thekson Arsllani.
Gjykatat në “mbrëmje” e lënë derën “hapur”
Gjykata e Apelit në Shkup dhe Gjykata Supreme u ka dhënë një javë ditë që të akuzuarit Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski të kenë mundësi që të mos jenë në shtëpi kur Policia do t’i kërkojë që t’i dërgojë në paraburgim. 8 ditë ata nuk u paraburgosën, edhe pse ligji për procedurë penale shkruan se pas shqiptimit të masës ata menjëherë duhet të arrestohen, pa zvarritje. Në ligj shkruan se “ankesa e të akuzuarit nuk e prolongon zbatimin e masës së paraburgimit”.
Ajo nënkupton se Gjykata e Apelit bën presedan dhe për dallim nga të akuzuarit e tjerë me shqiptimin e masës së kujdesit, nuk ka dërguar urdhër në MPB që menjëherë të tre personat të arrestohen dhe të dërgohen në Burgun e Shutkës, por i ka udhëzuar që të drejtohen te Gjykata Supreme.
Fillimisht dy dytë Gjykata e Apelit nuk ka mundur që t’ua dorëzojë vendimet për paraburgim të Grujovskit, Boshkovskit dhe Jakimovskit, të akuzuar për përgjime të paligjshme dhe për shkatërrim të sistemeve të përgjimit. Gjykata e Apelit dhe Gjykata Penale objektet i kanë të ndara rreth 15 metra largësi.
Kur i kanë pranuar, madje atëherë kanë filluar që të rrjedhin afatet për ankesë. Kanë dorëzuar ankesa, Gjykata e Apelit i ka dërguar deri te Prokuroria Speciale të premten, ndërkaq PSP, vetëm që të mos e vazhdoj pengesën e vazhduar në komunikimin me të akuzuarit i cili ka qenë në rrjedhë, menjëherë ka dërguar përgjigje ndaj ankesës.
LEXO: Padi penale për gjykatësit që kanë vendosur për paraburgimin ish funksionarëve të Policisë Sekrete
Por, në vend që të kompletohet dhe të dorëzohet e tërë lënda në Gjykatën Supreme, Gjykata e Apelit atë e ka bërë të hënën në mëngjes, me sqarimin se deri të premten nuk kanë arritur vërtetimet për tre të akuzuarit se i kanë pranuar përgjigjet nga ankesat e PSP-së. Kështu që tërë vikendin këto vërtetime për përgjigjet e Prokurorisë ndaj ankesave kanë udhëtuar nga Gjykata e Apelit në Gjykatën Supreme. Gjykata e Apelit dhe Supremja janë në largësi prej 10 metrash.
Dje Shoqata “Llupa e Gjelbër”, ka kërkuar përgjegjësi nga gjykatësit që kanë vendosur për paraburgimin e Boshkovsit dhe Grujovskitduke dorëzuar padi penale për gjithsej 15 gjykatës, ndërkaq plotësisht kanë kërkuar nga Këshilli për Verifikimin e Fakteve nëse gjykatësit kanë punuar me ndërgjegje.
Arratia – “praktikë e mirë” për të mos shkuar prapa grilave
Grujovski dhe Boshkovski, nuk janë funksionarët e vetëm që janë arratisur, paraprakisht, biznesmeni Sead Koçan, i dyshuar për krim financiar prej 17 milionë eurove në lëndën “Trust” të Prokurorisë Speciale, u arratis për më shumë se dy muaj, për të ikur nga paraburgimi. Megjithatë, edhe pse sipas praktikës, për personat që arratisen duhet të kenë rrethana rënduese, e kundërta ndodhi me funksionarin e VMRO-DPMNE-së, Koçan, i cili kur arriti që të kthehet nga “udhëtimi zyrtar”, kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, e liroi atë.
Pa pasaportë ka mbetur ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, ish ish sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së,Kiril Bozhinovski, ish shefi i kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer, etj.
LEXO: Gjykata e Apelit vendosi: Gruevski dhe banda e tij mbeten vetëm pa pasaportë, nuk ka paraburgim për to