Aleksander Petrovski është emëruar drejtor i ri i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”. Ai është punëtor sportiv dhe ka qenë ndihmësi i Lino Çevrar në klubin e hendbollit të Metalurtgut, njofton Portalb.mk.
Petrovski ishte edhe shef i shtabit profesional të hendbollit të femrave në Metalurg si dhe ka ligjëruar në Akademinë e sportit.
Bashkëshortja e tij është këngëtarja maqedonase Kristina Arnaudova.
Gjoko Trajçevski është zgjedhur drejtor i ri Qendrës Tregtare të Qytetit të Shkupit, ai është inxhinier i diplomuar dhe para se të bëhet drejtor, përvojën e punës e ka bërë pikërisht në Qendrën Tregtare të Qytetit ku 18-të vite ka qenë udhëheqës i repartit për mirëmbajtjen e Qendrës Tregtare. Gjithashtu është kryetar i organizatës komunale të LSDM-së në Saraj.