Rumania do të investojë 123 milionë euro për katër stadiume në Bukuresht, në të cilat do të stërviten gjatë Kampionatit Evropian në futboll në vitin 2020.
Ministri i Rinisë dhe Sportit, Marius Dunka theksoi se për remont dhe modernizim të katër stadiumeve – Gença, Xhulesht, Arka triumfale dhe Dinamo do të shpenzohen gjithsej 123 milionë euro.
Në Rumani do të luhen katër ndeshje nga EURO 2020 – tre në fazë grupore dhe një nga faza e 1/8.
Ndeshjet do të luhen në stadiumin Arena nacionale, i cili gjithashtu do të modernizohet, ndërsa katër stadiumet do të shfrytëzohen për stërvitje të ekipeve.