Site icon PORTALB

Sejdiu i AKR-së: Ne po i bëjmë lëshime PAN-it, caktoni kur e doni seancën konstituive

Korab Sejdiu

Korab Sejdiu

Korab Sejdiu, deputet AKR-së në koalicion me LAA, duka iu drejtuar PAN-it tha se askush nuk po ia mohon të drejtën kushtetuese, por kjo nuk i jep të drejtë që ta keqpërdorin, raporton KTV.

“Askund në atë aktgjykim nuk thuhet se deputetët duhet ta votojnë atë kandidat sepse deputeti është i lire të votojë. Ne të gjithë qëndrojmë të gatshëm të vijmë në seancë vetëm tregoni ditën se kur doni seancë. Ne po e bëjnë këtë lëshim e po ju japim juve një të drejtë shtesë, caktoni datën e kohën e mos të zvarriten më shumë proceset. Të gjithë ne jemi të përkushtuar që të mos ju lejojmë të vazhdoni me vonesa me arsyetime të pajustifikueshme. Edhe durimi ynë ka fund dhe do t’i përdorim të gjitha mjetet juridike të mos lejojmë vonesa”, tha ndër të tjera Korab Sejdiu.

Exit mobile version