Site icon PORTALB

UISHRM: Politika, sa më larg duart nga shkenca!

Prof. Avzi Mustafa: USHT ka qasje jokorrekte, andaj u largova

Avzi Mustafa, kryetar i UISHRM

“Unioni i Intelektualëve Shqiptarë në Republikën e Maqedonisë (UISHRM), me shqetësim po i përcjell zhvillimet e fundit rreth Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dhe tendencave dashakeqe për politizim të këtij institucioni të mirëfilltë shkencor”, thuhet në reagimin e UISHRM-së.

Në kumtesë thonë se, Unioni reagon me indinjatë të thellë ndaj qëllimeve të këqija të partive të caktuara politike shqiptare, për ndërhyrje të dhunshme politike në Institut, në kohën kur në të janë bërë dhe po bëhen punë të mëdha në aspekt të ndriçimit të shumë aspekteve shkencore në sferën e historisë dhe albanologjisë.

“Prandaj, Unioni i Intelektualëve Shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, u bën thirrje partive politike që sa më larg t’i mbajnë duart nga shkenca, sepse do të digjen vetë! Politika duhet të kujdeset më shumë për mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve, e jo pengimin dhe shkatërrimin e tyre. Instituti i ka organet e veta drejtuese, statutin, dhe udhëhiqet në bazë të Ligjit për Veprimtari Hulumtuese – Shkencore, i cili i jep autonomi të madhe punës së institucioneve të tilla, prandaj çdo ndërhyrje e jashtme është antiligjore dhe në kundërshtim me principet demokratike me të cilat e mori udhëheqjen qeveria aktuale”, shtojnë nga UISHRM.

Exit mobile version