Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se kjo çka ka ndodhur sot në veri është diçka që grupet kriminale serbe të udhëhequr nga strukturat e MUP-it kanë vazhduar ta bëjnë gjëra të tilla tani e shumë kohë.
“Policia është shumë këmbëngulëse dhe do të vazhdojë të tentojë që t’i bindë serbët e kësaj pjese se vendosja e rëndit dhe ligjit është në të mirë të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Rexhepi.
Sipas tij, këtë do ta bëjnë në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in. Ministri Rexhepi ka deklaruar se shpërthimi i së shtunës mbrëma ka qenë i kryer nga ndonjë profesionist. Ai ka thënë se tash është duke i kryer hetimet departamenti kundër terrorizmit në kuadër të Policisë së Kosovës.
Ai ka takuar në Mitrovicë Drejtorin e policisë, Shpend Maxhunin dhe shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj./lajmiifundit