Tiranë, Ministria e Jashtme dënon ngjarjet e fundit në Mitrovicë

Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër shpërthimin që shkaktoi vdekjen e një qytetari të pafajshëm në veri të Mitrovicës, si dhe çdo akt tjetër dhune që cenon forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëjetesës në veri të Kosovës. MPJ bën thirrje për qetësi e maturi, për kapërcimin e kësaj situate.

Duke u dërguar ngushëllime familjarëve për humbjen e pësuar dhe shërim të shpejtë të të lënduarve, shprehim bindjen se autoritetet përgjegjëse, Policia e Kosovës dhe EULEX-i do të sjellin para drejtësisë autorët e këtyre akteve kriminale, thuhet në deklaratën e MPJ./lajmiifundit

Lajme të ngjashme

Back to top button