Site icon PORTALB

Doganierët turq kanë sekuestruar heroinë në vlerë prej 5.9 milionë euro

Heroine

Heroinë, ilustrim

Doganierët turq në portin Mersin kanë zbuluar dhe sekuestruar 122,6 kilogram heroinë, e fshehur në një anije transportuese që ka lundruar nën flamurin e Liberisë.

Çmimi i drogës së sekuestruar vlerësohet në 5,9 milionë euro dhe është ndarë në 102 pako të fshehura në kontejnerë me banane nga Ekuadori. Heroina është zbuluar nga një qen i policisë.

Në operacion janë arrestuar shtatë persona.

Ajo është një nga sasitë më të mëdha të heroinës e zbuluar nga dogana turke në vitet e fundit.

Exit mobile version