Site icon PORTALB

Në Super Kupë vetëm me flamuj të finalistëve

Stadiumi "Toshe Proeski"

Stadiumi "Toshe Proeski"

UEFA dhe Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM), rikujtojnë të gjithë dashamirët e futbollit që kanë biletë për të qenë pjesëmarrës në ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Junajtedit në arenën nacionale “Telekom Arena” se lejohet futja e flamujve vetëm të skuadrave finalist, si dhe flamujt kombëtar të vendeve prej ku vijnë ekipet finaliste (Spanjë dhe Angli).

Flamujt nuk guxojnë të jenë më të mëdhejn se 1 metër e 250 centimetra në pjesën e tyre më të gjërë apo të gjatë. Në të kundërtën të njejtët do tu merren në hyrje. Githashtu, do të merren në hyrje flamuj me përmbajtje kërcnuese për sigurinë publike, apo që përfaqësojnë qëndrimin e dikuj, apo përmbajnë mesazhe ofenduese dhe diskriminuese.

Do të merren edhe flamujt që pengojnë shikueshmërinë e tifozëve dhe pamjen për kamerat televizive. /Portalb.mk/

Exit mobile version