Site icon PORTALB

LR-PDSH Çair me dy poste në Qeveri

Bajrami - Bela

Bajrami - Bela

Qeveria e Maqedonisë në seancën e mbrëmshme e ka zgjedhur për zëdhënës të saj, Naim Bajramin e LR-PDSH-së nga Komuna e Çairit, njofton Portalb.mk.

Bajrami ka diplomuar shkenca politike dhe është pranë mbarimit të masterit për marrëdhënie të jashtme dhe diplomaci. Përveç gjuhës maqedonase, ai e flet mirë anglishten dhe spanjishten.

Në seancën e mbrëmshme gjithashtu është vendosur që drejtor i Byrosë për Zhvillim dhe Arsim të jetë Rizvan Bela i LR-PDSH-së nga Komuna e Çairit.

Naim Bajrami
Rizvan Bela
Exit mobile version