Site icon PORTALB

Vladimir Putin nis pushimet (FOTO)

Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka nisur pushimet. Ai ka shkuar në Siberi për të kaluar disa ditë duke u zhytur në ujë dhe peshkuar. Putin është fotografuar pa këmishë në liqenet e Siberisë, teksa peshkon dhe merr rreze dielli.

Analistët politikë thonë se 64-vjeçari Putin bën të tilla aventura për t’i treguar kombit se ai është ende i shëndetshëm, i fortë dhe plot me energji.

Mediat ruse shkruajnë se peshkimi është pasion i hershëm i Presidentit Putin, sikurse i pëlqen gjithashtu të udhëtojë me Kryeministrin Medvdev dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu.

   

Exit mobile version