Site icon PORTALB

Babai i Neymarit: Ja pse isha kundër largimit të birit tim nga Barcelona

Neymar

Babai i Neymar, Neymar Santos, ka pranuar se ka qenë kundër transferimit të birit të tij te PSG.

25 vjeçari brazilian vendosi që pas katër viteve të largohet nga Barcelona për të provuar diçka të re në Francë.

“Sipas mendimit tim, duhet vendosur vetë për të ardhmen. Unë isha që të mos largohej, sepse ndihej komod, i qetë dhe dëgjonte këshillat e shokëve të tij”, ka deklaruar babai i Neymarit.

Për të, i biri i tij ka marrë përsipër një rrezik jo të vogël me kalimin te PSG, dhe nuk i garantohet nëse mund ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen.

Exit mobile version